Është zhvilluar këtë të premte në Komisionin e Ligjeve mbledhja për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”.

Nga ana e tij Enkelejd Alibeaj, tha se e veçanta e kësaj marrëveshje është se në marrëveshje të tilla me Italinë dhe Belgjikën, qeveria shqiptare e asaj kohë ka kërkuar duke negociuar me palën tjetër që të financonte ngritjen e një burgu.

Alibeaj gjithashtu shtroi pyetjen nëse në këtë marrëveshje është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës nga shëtit Spanjoll.

Në fjalën e saj Adea Pierdeni zëvedësministre e Drejtësisë tha se një nga prioritetet e qeverisë është përforcimi i të gjitha mekanizmave për të lobuar njohjen  e pavarësisë së Kosovës.

Alibeaj: Bëhet fjalë për një marrëveshje ekstradimi sipas së cilës nëse një shqiptar ka kryer vepër penale në Spanjë dhe ka ardhur në Shqipëri për t’u mbrojtur ai ekstradohet në Spanjë edhe pse është shqiptar. Nëse një Spanjoll ka ardhur ën Shqipëri pasi ka kryer vepër penale dhe ka ikur në Spanjë, spanjolli do të duhet të vijë këtu. Në atë kohë si me Italinë dhe me Belgjikën kemi kërkuar mbështetjen për ngritjen e një burgu dhe liberalizimin e vizave. Por në këtë negociatë dhe këtë marrëveshje çfarë kemi kërkuar ne si shtet diçka në këmbim apo mbështetje, është me rëndësi që ne ta dimë?

Pierdeni: Marrëveshja vjen si plotësuese për zbatimin e Konventës Europiane dhe për të lehtësuar të gjitha procedurat që ndikojnë në zbatimin e saj. Në dispozicion janë të gjitha të dhënat e detajuara për veprat penale. Në bazë të marrëveshjes të dyja shtetet vendosin që të ekstradojnë një shtetas të tyre drejt një shteti tjetër. Do të duhet të merret në konsiderata dhe mbetet në dorë të autoriteteve të vendosin. Është e zakonshme që gjatë një procesi negocimi të ketë negocim dhe kërkesa nga të dy palët. Marrëveshja e Belgjikës është marrëveshje për transferimin e personave të dënuar. Në rastin konkret është normale të kërkohet mbështetje për ngritjen e një burgu të ri. Kemi të bëjmë me marrëveshje të ndryshme. Sot po flasim marrëveshje transferimi dhe ka një element të rëndësishëm reciprociteti dhe jo domosdoshmërisht duhet të ketë një kërkesë specifike.

Alibeaj: Shteti spanjoll nuk e njeh Kosovën? Qeveria shqiptare a i ka kërkuar që po unë po e miratoj këtë marrëveshje, por përkundër kësaj dua të shteti spanjoll ta njohë Kosovën? A e ka bërë këtë apo jo?

Pierdeni: Kjo marrëveshje është e negociuar në koordinim të plotë me ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme . Një nga prioritetet është përforcimi i të gjitha mekanizmave për të lobuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb