Amazon Web Services (AWS), ka hyrë në një marrëveshje me Ferrari për t’u bërë furnizuesi i saj zyrtar i teknologjive cloud dhe inteligjencës artificiale.

Së bashku, kompanitë do të përshpejtojnë ritmin e inovacionit në të gjithë organizatën Ferrari, duke përfshirë departamentin e makinave rrugore, GT Competitions, Ferrari Challenge dhe ekipin e Ferrari Formula 1.

Ferrari do të përdorë shërbimet AWS për të drejtuar modelimin dhe testimin e makinave të tyre. Për më tepër, ai do të përdorë AWS për të nisur një platformë dixhitale të angazhimit të tifozëve përmes aplikacionit të saj.

Si pjesë e partneritetit me Ferrari, logoja e AWS do të debutojë në veshjet e makinave dhe shoferëve të ekipit këtë fundjavë në Grand Prix franceze dhe më gjerë.

“AWS do të mundësojë që kompania jonë të bëhet një organizatë e drejtuar nga të dhënat që përdor fuqinë e teknologjisë për të përmirësuar produktet tona, për të rritur angazhimin me entuziastët e Ferrarit në të gjithë botën dhe për të ofruar përvoja gjithnjë e më emocionuese të ngarjes”, theksoi Mattia Binotto, drejtori sportiv i ekipit të Ferrari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb