TIRANE– Mbrojtja e ushqimit dhe prodhimeve bujqësore është në fokus në Ministrisë së Bujqësisë e cila ka nënshkruar sot një marrëveshje me zyrën gjermane të Bujqësisë. Duke u ndalur tek marrëveshja e arritur, ministri Edmond Panariti është shprehur se vendi ynë ka nevojë për asistencë për garantimin e sigurisë ushqimore.

Sipas Panaritit, marrëveshja me Zyrën Gjermane të Bujqësisë, është me rëndësi pasi i hap rrugën shkëmbimeve të produkteve të ndryshme mes dy vendeve.

Nisur nga kjo, ministri Panariti është shprehur se vendi ynë do të ketë më shumë kontribute me vlerë shkencore sa i takon sigurisë ushqimore, dhe do të ketë më shumë asistencë nga Gjermania.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb