Jennifer Lopez është padyshim njëra nga femrat më të komentuara dhe më seksi e showbizzit dhe pikërisht për këtë këngëtarja ka detyruar Alexin, të fejuarin e saj të nënshkruaj një marrëveshje në rast se ndodh ndonjë tradhti.

  • foto galeri

Një gjë e tillë është shkruar në marrëveshjen e tyre paramartesore, ku sipas shkrimeve në “Woman’s Day”, një gjë e tillë nuk po i pëlqen aspak Alexit. Në 2020 ishte vendosur për dasmën e tyre, por për shkak të COVID-19 të gjitha planet janë shtyrë.

Sipas tabloideve, një arsye tjetër pse dasma u shty është marrëveshja paramartesore.

“Marrëveshja paramartesore goditi rëndë Alex. Të dy janë të distancuar dhe kur janë bashkë ata vazhdimisht grinden. Jennifer është e gatshme të ndahet nëse nuk pranon të nënshkruajë”, zbulon një burim i afërt me çiftin e famshëm, shkruan Metro.

“Jennifer po e detyron Aleksin të nënshkruajë një klauzolë për tradhëti. Në atë rast, nëse ai e tradhton atë, ai do të duhet t’i paguajë këngëtares si dëmshpërblim 250 milion dollarë. Avokatët e tij këmbëngulin se ai duhet të luftojë që të mos nënshkruaj.”, ka thënë burimi për revistën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: