Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadores së SHBA, Yuri Kim, pas deklaratës së fortë se mund të ketë marrëveshje pas krahëve mes politikanëve shqiptarë për Refromën në Drejtësi.

Kryeministri Rama komenton te postimi i ambasadores Kim në “Twitter”, ku mbështet shqetësimin e të parës së diplomacisë amerikane për reformën.

Rama shpërndanë thënien e William Shakespeare “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”, ndërsa shton se është dakord me ambasadoren Kim për reformën, që është e dhimbshme dhe e ngadaltë, por shumë e rëndësishme.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb