Ish-ministri i financave në Austri, Karl-Heinz Grasser u shpall fajtor për përvetësim, marrje ryshfet dhe falsifikim të provave për shitjen e mijëra apartamenteve në pronësi publike.

Grasser u dënua me 8 vite burg edhe pse nuk i pranon akuzat dhe paralajmëron se do të apelojë. Skema përfshinte privatizimin e 60 mijë apartamenteve publike.

Në proces u favorizua një koncesionar me ofertë pak më të lartë se të tjerat. Ai i bleu me çmimin total 961 milionë dollarë ndërsa 3 vite më vonë çmimi i tyre u rrit dyfish.

Në vitin 2000 Grasser u bë ministri i Financave më i ri në historinë e Austrisë kurse 20 vite më vonë dënohet në një proces që ka 14 të pandehur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb