I pyetur nëse ndryshimet e miratuara kanë nevojë për një marrëveshje të dytë mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, Rama tha se po të ishte në vend të Bashës do kërkonte me ngulm marrëveshjet.

Ai shkoi më tej dhe tha se kryeopozitari Basha nuk i do takimet, duke shtuar se ashtu mendon se shpërndan zërat që ata të dy komunikojnë me njëri-tjetrin.

“Nëse do të isha Lulzim Basha, natyrisht nuk jam, por do të isha në vijimësi i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje ri marrëveshje në proces. E them këtë se unë kam qenë aty ku është ai. Kur isha në krye të opozitës i kam shkruar më shumë se një herë kryeministrit të asaj kohe se duhet të takohemi. Kur është fjala për tu takuar është problem kryeministri, jo kryetari i opozitës…

Ky i fundit fiton më shumë kur takohet. Unë nuk e kam problem, Luli e ka problem…ndoshta shpërndan kështu zërat që ne komunikojmë…por nuk ndahen kështu zërat…duhet të flasim, të ulemi, të diskutojmë”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: