Drejtor i përgjithshëm Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hodo i ftuar në “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, tregoi vendet me të cilat synohet të arrihet marrëveshje për pensionet e emigrantëve.

“Sigurisht që vijojnë përpjekjet. Përfunduam marrëveshjen kuadër me Serbinë. Javën tjetër ne do të shkojmë në Poloni dhe do të fillojmë negociatat. Pastaj, kemi në radhë Slloveninë, Spanja, presim nga Franca që të kemi dritën jeshile.

Danimarka ka shprehur vullnetin. Jemi në tratativa me Holandën dhe vendet skandinave. Besoj sivjet mbyllim Serbinë dhe Slloveninë dhe do të startojmë me dy marrëveshje të tjera.

Koordinon skemat me vendet e Evropës, e para mbulon shumë shqiptarë. E dyta, shqiptarët po lëvizin nga Greqia dhe Italia drejt veriut të Evropës. Nëse nënshkruan marrëveshje me të gjitha vendet e BE-së sigurisht është presion edhe ndaj Greqisë. Procesi është i ngadaltë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb