Të premten u mbajt mbledhja e tretë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e në përfundim u nënshkruan shtatë marrëveshje.

Të dy kabinetet që bashkë kanë 42 ministra, nga të cilët 33 janë burra dhe vetëm 9 gra ishin të pranishëm në takim.

Por në takim nuk ishte një ministër që kishte për detyrë të nënshkruajë një marrëveshje që po arrihej mes palëve.

Ishte, ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Maric, ai që e nuk vuri firmën në Marrëveshjen e Partneritetit për Bashkëpunim Ndër-Kufitar ndërmjet dy shteteve.

Edhe pse të gjitha marrëveshjet u nënshkruan në nivel ministrash, në emër të Ministrisë së Pushtetit Lokal, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri Bajram Gecaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: