Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov pritet të diskutojë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres gjatë një vizite në Nju Jork javën e ardhshme.

Marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi u rinovua për 60 ditë muajin e kaluar, por Rusia ka sinjalizuar se mund të mos pranojë ta zgjasë më tej atë.

Refuzimi i Moskës ka ardhur me arsyetimin se Perëndimi nuk po heq ato që i kanë cilësuar se janë pengesa për eksportin e grurit dhe plehrave kimike ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: