TIRANË

Kryeministri Edi Rama vijon replikën në distancë me Presidentin Ilir Meta për dhënien e dekoratave, duke thënë se kjo është një marrëzi e pashoqe që po e bën atë gazin e botës dhe të republikës sonë.

Mes të tjerash, Rama i kthehet Metës, duke i thënë se heronjtë duhet t’i mbajë në zemër dhe nuk duhet të shajë si i dehur, pasi nxit sherr e rrëmuja për interesat e tij dhe për partinë e tij, që sipas kryeministrit, është e degraduar.

Reagimi i Ramës:

Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb