Marrin fund dhe zyrtarisht masat kundër Covid-19 në Greqi.  Komisioni i specialistëve ka miratuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Thanos Plevris për hyrjen në fuqi menjëherë të pezullimit të masave që ishin deri tani në fuqi me vendimin përkatës ministror.

Në Greqi mbetej e detyrueshme me masë ndëshkimi gjoba të larta maska në spitale, farmaci, qendra shëndetësore, në gjithë transportin publik, rrugor, trena, transportin ajror, sugjerohej në ambiente të mbyllura, teste të detyrueshme për punonjësit e vaksinuar mbi 6 muaj apo pa vaksinim si dhe izolimi 5 ditë për të vaksinuarit e prekur me Covid-19.

Me vendimin e ri, maskat do të jenë të detyrueshme vetëm në spitale e qendra shëndetësore publike dhe  private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: