Deputeti i LSI, Petrit Vasili, është ndalur gjatë fjalës së tij në parlament te marrja e borxhit të huaj.

Ai ka theksuar, se qeveria ka thënë se një pjesë e borxhit do të përdoret për shëndetësinë, e ai, kërkon që të ketë transparencë në këtë drejtim. Po ashtu, Vasili pretendoi se numri i personave të infektuar me virusin në vendin tonë është më i madh se sa ato të publikuara nga ministria.

“Kredi do të thotë të marrësh borxh, e kjo është përgjithësi e madhe. Siç e keni parë kjo sallë është shndërruar në një sallë marrëse borxhesh. Po t’i referohemi borxhit përkatës, këtu në mënyrë spekulative thuhet se 65 mln euro do të mbështesin menaxhimin e pandemisë. Unë bëra thirrje që kjo të mos votohet. Po ça thotë marrëveshja? Borxhi duhet të likuidojë disa gjëra, po çfarë? Teknologji mjekësore, po sa do të shpenzohet? Se do të marrim borxh? Nuk e di asnjë, nuk janë zot ta thonë as këta. 60 mln euro për çfarë do i shpenzojnë? Si mund të votohet një marrëveshje e tillë? Marrëveshje zero pa asnjë sqarim. Tani duhen bërë disa vlerësime të tjera. Do i referohem shifrave zyrtare. Cilat janë sakrificat e shtetit? Nga 200 e ca mijë njerëz, janë rimbursuar nga këta shumë pak njerëz. Realiteti është ndryshe, ta shohin në spitalet private, ta shohin edhe sa veta janë kuruar jashtë Shqipërisë. Këto janë numrat, kush flet jashtë tyre është një demagog i shtirur. A duan t’i njohin të vërtetat. Unë nuk kam harruar, kam dëgjuar që kam pasur një kryeministër që ka thënë që ata që flasin për testimin janë të kompensuar nga kompanitë e testeve që të bëjnë disa teste. Testimet edhe sot që flasim janë të pakta. Nuk kanë lidhje me realitetin. Marrëveshje të tilla fantazmë, ku merren miliona pa sqaruar se ku do të shkojnë askush nuk duhet t’i mbështesë”, tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: