TIRANË-Një shkrimtar me emrin Marsel dhe mbiemrin Proust të viteve 1800 asnjë logjikë nuk të con t’ia bësh nacionalitetin, rus. Por në fakultetet shqiptare has në çudira, si në rastin që paraqet pedagogu, Agron Tufa. Në një detyrë që ka korrigjuar, pedagogu Tufa, njëherazi shkrimtar i njohur publikon një copëz të një detyre me shkrim të një studenti që përshkruan jetën dhe veprën e Marsel Proust. Shkrimtari francez i lindur nga prindër francezë për studentin shqiptar është me kombësi ruse, madje ka marrë pjesë dhe në varrimin e Lev Tolstoit. Më pas studenti hidhet në përshkrimin që veprës, ‘Kur dashuronte Suani”, dhe mënyra sesi e prezanton këtë vepër, është e njëjtë me atë të një rrëfimi të një nxënësi filloreje.

Pedagogu shprehet se në këtë rast nuk di si të veprojë, “të qajë, apo të qeshë”, aq komedi i është dukur kjo detyrë, kurse komentues në rrjetin social, i shkruajnë se; studenti, apo studentja që ka shkruar këtë vepër, mangësitë i ka që në letërsinë e shkollës së mesme. “Hahaha tani profesor qesh per gjimnazin qe e ka kaluar e qaj per fakultetin qe e ka pranuar…”, i shkruan dikush.

Por një tjetër duke marrë shkas nga ndryshimet e fundit në qeveri, ka propozuar që ky tipi të bëhet ministër financash, që mos t’i ikë dëm talenti.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: