Marsela Çibukaj njihet si një ndër artistet më të veçanta të skenës shqiptare, por një status i saj i ka shqetësuar jo pak koleget femra, të cilat Marsela i ka kritikuar jo vetëm për këngët e tyre “pa tekst” por edhe për shfaqjet “erotike” nëpër videoklipe dhe operacionet plastike.

“Këto këngët gjoja “reggae” alla Albanezçe, me tekste të thella dhe plot mesazh për njerëzimin (“unë kam me ta fal, ti ke me ma dhënë, uuu yeaaah baby, i feel something, I’m a king, I’m a queen etj, etj.), të kënduara pak kështu, hundore se bën më stil Rihanna… kupton? Dhe me që jemi t’i themi ati xhaxhit kameraman të fokusojë 3/4 e video klipit tek dekolteja dhe tek buzët që me mjeshtëri ka punuar ai xhaxhi tjetër, ai i plastikës… Duhen mbrojtur nga UNESCO sidomos në versionin live të tyre… Perla të vërteta që pasqyrojnë kulturën, muzikën dhe përparimin e shijeve muzikore dhe artistike të vendit tonë”, ka shkruar këngëtarja në “Facebook”.

(g.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: