Qytetarë të shumtë po i japin përkrahje marshit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Deri më tani ky marsh ka marrë mbështetje të madhe edhe nga disa parti politike, shoqëria civile, shoqata dhe organizata të ndryshme e disa oda ekonomike. Marshimi do të mbahet të dielën e 2 prillit.

Mbështetje të madhe ka edhe nga djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endriti i cili publikoi në ‘Instastory’ këtë banderolë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb