LONDËR

Qindra-mijëra protestues nga e gjithë Britania e Madhe kanë vërshuar të shtunën  rrugëve të Londrës, duke bërë thirrje për një referendum të dytë mbi Brexit.

Pjesëmarrjen në protestë e kishin paralajmëruar kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan nga partia opozitare Laburiste dhe liderja e Partisë Nacionaliste Skoceze, Nicola Sturgeon.

Kurse organizatorët e manifestimit thonë se më shumë se një milion qytetarë janë bashkuar në marshimin e tyre, për t’u mbledhur para Parlamentit anglez. Protesta vjen pasi BE-ja ra dakord të shtyjë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, raporton BBC.

Një peticion “online” është firmosur nga mbi 4.2 milionë vetë që kërkojnë anulimin e divorcit britanik me Bashkimin Europian, shifra më e lartë e pjesëmarrjes, gjë që në një moment bëri që faqja zyrtare të bllokohej. Agonia britanike e daljes ose jo, dhe si apo kur, ende merr frymë, duke lënë pa frymë ata që mendonin 3 vite më parë se “Brexit” do të ishte një shëtitje në park.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb