Chelsea aktualisht është pa pronar, pas largimit të Roman Abramovich. Marrëdhëniet e tij të mira me Presidentin e Rusisë, Putin dhe origjina e tij ruse bënë që qeveria britanike të “ngrinte” çfarë do lloj veprimtarie të Abramovich.

Në këto kushte, blutë e Londrës janë në kërkim të një blerësi. Sipas asaj që shkruan BBC, brenda muajit mars, klubi mund të mësojë pronarët e rinj. Në këto momente që flasim, Chelsea funksionon me anë të një license të veçantë, e vlefshme vetëm në raste të tilla të jashtëzakonshme.

Propozimet deri më tani kanë qenë konkrete, por vendimi për blerjen e klubit me seli në Londër mbetet një proces kompleks, sidomos pas sanksioneve që ka vendosur Mbretëria e Bashkuar. Këta të fundit kanë “topin” dhe të interesuarit fillimisht duhet të kontaktojnë qeverinë britanike.

Vlera e Chelseas është tejet e madhe, akoma e pallogaritur në shifra konkrete. Kujtojmë që tashmë kriza ekonomike ka përfshirë “qelizat” e londinezëve dhe shitja tashmë është kthyer në detyrim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb