Mes Claudio Lotito dhe Igli Tare ka pasur gjithnjë një lidhje shumë të fortë, por situata me sa duket ka ndryshuar shumë dhe shpejt periudhën e fundit. Të hënën, pas festës së prezantimit të fanellave të reja, Tare dhe Lotito u kapën në një moment tensioni shumë të lartë, foto që bëri xhiro në rrjetet sociale duke detyruar më pas klubin e Lazio-s të përgënjeshtroj sherrin me anë të një reagimi për mediat, madje duke shtuar se Tare ka pasur dhe ka besimin e plotë të presidentit Lotito.

Lazio 1
Lazio 1

Ndryshe nga ky reagim i Lazio-s, La Gazzetta dello Sport ka një tjetër version. Tare dhe Lotito janë takuar sërish ndërmjet tyre të martën në mbrëmje duke bërë bilancet e merkatos. Lotito nuk është aspak i kënaqur me ecurinë në dy vitet e fundit për këtë arsye ka vendosur të marrë në kryeqytet Fabianin, drejtori i tij sportiv gjatë kohës kur menaxhonte Salernitanën, skuadër që e morën nga Serie C për ta ngjitur në Serie A. Pikërisht ky afrim i Fabiani, të cilit i ka ngarkuar përgjegjësinë për sektorin e të rinjve, ka bërë që marrëdhënia mes tyre të ftohet akoma më shumë. Mbi Taren “rëndojnë” disa lëvizje jo pozitive si në rastin e Muriqit apo Vavro, lëvizje që zbehën edhe transferimet e tij të bujshme si Milinkovic-Savic.

Lazio 2
Lazio 2

Tare ka dhe një vit kontratë me Lazio-n dhe sipas La Gazzetta dello Sport, palët nuk pritet të zgjasin bashkëpunimin pasi Lotito e ka gjetur tashmë pasuesin e tij. Nga ana tjetër, Tare mund të angazhohet në Federatën Shqiptare të Futbollit ose të vijoj karrierën e tij si drejtor sportiv në Bundesligë ku e kërkojnë ekipe si Frankfurt, Bayern Leverkusen dhe Leipzig.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb