Martesa e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshortes së tij, Selvije Jao, duket se po kalon një krizë serioze, ndoshta po shkon edhe drejt fundit.
Në një story të publikuar në Instagram, Selvija shkruan: “Në ditët e fundit në Tiranë…”, një frazë që u interpretua si një konfirmim indirekt për ndarjen e përfolur prej ditësh mes saj dhe këngëtarit nga Maqedonia e Veriut.
Vetëm një ditë më vonë, edhe Shpati reagoi me një postim ku thuhej:
“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të lë!”
Mesazhi me tone ironike dhe ndoshta reflektimi, i ka shtuar dyshimet për përfundimin e marrëdhënies së tyre.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht ndarjen, por heshtja dhe mesazhet me nënkuptime po bëhen gjithnjë e më të qarta për ndjekësit.
Çifti, që kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë para katër vitesh, janë prindër të një djali trevjeçar, Roel, i cili deri tani ka qenë një nga arsyet kryesore të ruajtjes së privatësisë së tyre familjare.