Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin u trajtua një tjetër histori e dhimbshme. Një grua vetëm 33-vjeçe, nënë e katër fëmijëve, e martuar që 15 vjeçe tregoi kalvarin e vuajtjeve dhe divorcin nga i shoqi.

Por ndonëse janë ndarë, ajo rrëfeu se ish-bashkëshorti i ka marrë me forcë edhe fëmijët. Pikëirsht lufta për të qënë afër tyre e solli sot në studion e emisionit.

“Unë quhem L. Sh jam 33 vjeç, jam martuar në moshën 15- vjeçare, jam me origjinë nga Gramshi. U martova me shkuesi, motra ime jetonte në fshatin e ish-bashkëshortit tim dhe ajo ishte martuar në fshat-Prrenjas të Librazhdit. Ish-burri im ishte 22- vjeç kur ne u martuam. Kur mbusha 18-vjeç bëmë celebrimet. Unë jetoja në Greqi me prindërit, ne jemi dy motra tre vëllezër. Mami dhe babi jetojnë ende në Greqi. Edhe ish burri im jetonte ne Greqi bashkë me vēllezërit e tij. Ndenjëm 8 muaj në fejesë por me shumë dhune, ju pata thënë babit dhe vëllezërve se ai më dhunonte për shkak të xhelozisë. Më thoshte mos shiko, andej mos shiko këtej.

Mirpo kur desha ta lija una, atëherë unë rashë shtatzanë në 8- mujorin e parë të njohjes. Kur erdhi në jetë fëmija i parë ai filloi të më dhunonte më shumë, arsyeja e tij ishte për xhelozi. Thoshte për motrën time se është e lëvizur, femër e keqe dhe më dhunonte. Unë gjithmonë dhunohesha fizikisht. Filloi duke goditur edhe djalin, vinte natën i pirë dhe na dhunonte, na kërcënonte, me thoshte nëse ti më denoncon unë do të vras vëllain e vogël. Unë rashë shtatzëne shume shpejt nga lindja e parë, erdhi fëmija i dytë në jetë, e cila sot është 16 vjeç.

Martesa jonë u degradua shumë, ai nuk na sillte as për të ngrënë, madje më thoshte se shko puno vetë dhe kur dilja në punë ai më thoshte: E gjete dashnorin? Pastaj rashë përsëri sha zanë për një vit pas lindjes së dytë, shtatzani pa dëshirën time. Sot fëmija i 3 është 14 vjeç. Pastaj erdhi në jetë fëmija i katërt pas dy viteve nga lindja e të tretit. Një moment ndodhi që u sëmur fëmija i tretë edhe ky ishte një natë në spital me djalin. Të nesërmen unë pashë te trupi djalit shenja pickimi të cilat i kishte bërë ky. Kur unë i thashë këtij që pse ja ke bërë djalit mishin kështu, ai më thoshte thuaji që ia ka bërë djali i madh.

Mirëpo këtë e patën denoncuar edhe doktorët për këtë veprim, bashkë me ata denoncova edhe unë, ai u fut në burg, unë bëra ekspertizën mjeko-ligjore por nuk po më dilnin dokumentet dhe gjyqtarja tha që klienti im nuk mund të rrijë në burg dhe e nxori”,- tregoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: