Johny Pacheko dhe Haidi Pako, një çift nga Bolivia, i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni të zhvilluar në malin Ilimani.
Dyshja kishin pasur fat sa i përket motit, pasi që dielli dhe temperaturat e larta e bën ceremoninë martesore në maje të malit më të veçantë.

E për një ceremoni të tillë janë nevojitur pajisje të veçanta për ngjitje. Madje përpos nuses edhe dasmorëve u janë nevojitur tri ditë që të ngjiten në maje të malit.
Disa persona kishin për detyrë të mbajnë fustanin e bardhë të nusërisë, e disa të tjerë ta asistojnë në manikyr dhe pedikyr, që nuk ishte aspak një punë e lehtë në atë terren.

Johnny dhe Haidi u betuan për besnikëri dhe dashuri pa kushte në një lartësi mbidetare prej 6439 metrave.
“Që të dy janë sportistë dhe adhurues të flaktë të natyrës dhe alpinizmit. Për këtë arsye vendosën të martohen në maje të kodrës”, ka thënë kumbara Agustin Gonzales.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: