Studiuesi Erald Kapri, i ftuar në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se është kundër studimit të Auron Tares që i nxjerr dy shkrimtarë të njohur si Ernest Koliqin e Martin Camajn si agjentë të shërbimeve të huaja. Sipas tij, Tare nuk ka dokumente që të faktojë se Martin Camaj ishte vegël e UDB-së.

Dihet që Martin Camajn e kanë rekrutuar shërbimet tona sekrete me dhunë në ‘48. Ai e pranon këtë gjë, njofton ata që do të duhet të spiunonte dhe largohet nga Shqipëria. Ai vuri në rrezik familjen e tij që vuajtën dënime në burgje. Është aludim i Tarës kur thotë se ka qenë person i rëndësishëm në komitetin malazez të themeluar nga jugosllavët. Ai s’ka qënë i pranishëm në atë komitet. Komiteti u miratua në 51 komiteti, kurse Camaj shkoi të studionte në Jugosllavi në vitet ‘50.

Emri i tij përmendet në disa dokumente operative të CIA-s si anëtar i komitetit ekzekutiv. I atribuohet edhe se ka punuar në radio Beogradi. Por ai nuk ka punuar atje, bashkëshortja e tij po, Nina ishte serbe. Largimi i tij nga Beogradi ndodhi kur u normalizuan marrëdhëniet e Beogradit me Shqipërinë, pjesa më e madhe e tyre ikën nga Beogradi. Kështu ndodhi edhe me Camajn. Pra s’ka asnjë dokument që ai ka qenë agjent i UDB.

Ai ishte si mijëra shqiptarë që vorbulla e jetës i bëri të gjenden atje.
Ne si shoqëri duhet të ndahemi nga modeli i vjetër i komunizmit. Camaj dhe Koliqi në vetvete kanë kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare. Aq kontribut sa kanë pasur ata nuk ka bërë dot Akademia e Shkencave e komunizmit, ndaj atakohen sot ata”,- tha Kapri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb