Që tratativat mes Barcelonës dhe Interin për Lautaro Martinez janë bllokuar, kjo është kuptuar. Por më shumë se dëshira e zikaltërve për të mbajtur në skuadër sulmuesin argjeninas, ajo që pengon dhe me shumë mundësi do të dështojë këtë operacion në merkato, është një normë financiare e klubit katalunjas. I zbuluar nga mediat spanjolle, kjo normë, e cilësuar si Fair Play Financiar i brendshëm në shtëpinë “blaugrana” vendos një limit në buxhet.

Screenshot 1 62
Screenshot 1 62

Për këtë arsye, e goditur edhe nga kriza që shoqëron pandeminë e Covid-19, Barcelona e ka të pamundur të shpenzojë 111 milion euro, aq sa parashikohet në klauzolën e firmosur nga Lautaro Martinez me Interin. I njëti diskutim vlen edhe për blerjet e tjera të bujshme të përfolura në merkato, sidomos për Neymar. Emri i brazilianit afrohet me Barcelonën në çdo dritare të tregut të transferimeve, por pas zbulumit të kësaj norme financiare edhe rikthimi i tij në “Camp Nou” në fund të kësaj vere duket një mision i pamundur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb