Lautaro Martinez mbetet një emër fiks në të përditshmet spanjolle, objektivi kryesor i Barcelonës në këtë merkato vere. Çdo ditë vjen një lajm i ri, një sinjal që lidh gjithnjë e më shumë sulmuesin argjentinas me një kalim të mundshëm në “Camp Nou”. Dëshira për të luajtur përkrah Leo Messit është shumë e madhe. “Mundo Deportivo” zbulon një tjetër prapaskenë, Martinez ka folur hapur me drejtuesit e klubit zikaltër duke i shprehur vendimin e tij: Shkoj vetëm tek Barcelona ose përndryshe qëndroj këtu, tek Inter. Ky reagim i Martinez vjen pasi në garë për të siguruar shërbimet e tij prej kohësh janë futur edhe dy klube të fuqishme, Man.City dhe PSG.

Mundo
Mundo

Gjithnjë sipas “Mundo Deportivo”, Martinez i ka thënë drejtuesve të klubit se nëse Barcelona paguan klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro, atëherë duhet ta lënë të lirë, ose të negociojnë për një çmim të arsyeshëm që edhe Inter të marrë atë që kërkon, në të kundërt nëse do të qëndroj tek Inter, zikaltërit që duhet ti ofrojnë një kontratë të re, me kushte të reja ekonomike. Lautaro është një nga lojtarët më pak të paguar, 1,5 milion euro neto në sezon janë shumë pak për një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb