7 korrik, kjo është data kur skadon klauzola e Lautaro Martinez, afati i fundit që Barcelona të derdh në arkat e Inter 111 milion euro për të siguruar kartonin e sulmuesit argjentinas. Ashtu siç është kuptuar prej kohësh, Barça nuk mund dhe nuk dëshiron të paguaj një shifër të tillë por përtej këtij fakti një Spanjë nuk heq dorë. Sipas të përditshmeve sportive, Barcelona do të tentoj sërish në gusht, kur të hapet merkato, për të transferuar Martinez në “Camp Nou”. Oferta e tyre është fikse, 70 milion euro plus lartonin e Junior Firpo.

Martinez
Martinez

Në Itali, burime nga klubi ziklatër shprehen të bindur se Inter nuk ka ndonjë pëlqim për anësorin e Barcelonës, preferojnë Emerson ose Alaba dhe e dyta nuk kanë ndërmend të pranojnë asnjë skonto në vlerën kesh për Martinez. As vetë argjentinasi, pavarësisht ndonjë luhatje emocionale, nuk ka shprehur kurrë dëshirën e tij për tu larguar nga Inter, aq më pak drejtuesit e klubit. Është e vërtetë që lojtari nuk ka qenë në formën e tij më të mirë këtë periudhë por kjo nuk vendos aspak në dyshim aftësitë e tij. Inter nuk ka ndërmend të shes lojtarin, me apo pa klauzolë, asgjë nuk ndryshon, Lautaro largohet vetëm në rast të ndonjë ofertë të parezistueshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb