Lautaro Martinez mbetet një emër fiks në të përditshmet sportive spanjolle. E ardhmja e sulmuesit argjentinas lidhet gjithnjë e më shumë me një kalim të mundshëm tek Barcelona, për këtë është e sigurt “Sport”. Dëshira e Martinez për të luajtur përkrah Leo Messit është shumë e madhe, pavarësisht deklaratave të dashurisë që lëshon shpesh në drejtim të Interit, në lidhje me këtë temë foli së fundmi edhe agjenti i tij:

Sport
Sport

“Barcelona? Martinez mendon vetëm për Inter”. Ndryshe nga të përditshmet spanjolle, në Angli kanë një tjetër version, në garë për të mund të futet edhe Man.City. Sipas “Sun” ekipi i Pep Guardiolës është i gatshëm të paguaj menjëherë klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro, në mënyrë që të djegim konkurrencën e Barçës. Lautaro mbetet mes dy zjarreve, nga njëra anë po sponsorizohet fuqishëm nga Messi, diçka që nuk ndodh shpesh:

Lautaro Martinez Messi 1146695
Lautaro Martinez Messi 1146695

“Është spektakolar, fantastik, do të bëhet një futbollist i madh, po e tregon që tani”, kështu u shpreh Messi kur u pyet për herë të fundit për Martinez. Nga ana tjetër, Guardiola e sheh si zëvendësuesin ideal të Kun Aguero. Përballë një interesimi kaq të madh, Interit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bind sa më shpejt sulmuesin për të rinovuar kontratën aktuale e cila i skadon në 2021, edhe për Inter, Lautaro përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb