Eliminimi nga Kupa e Italisë ka ndryshuar planet e Interit për të ardhmen. Po ashtu, ka ndryshuar edhe stadegjia në merkato, duke nisur nga ajo e verës. Prej javësh me valixhet gati, Lautaro Martinez duhet t’i zbrazë ato dhe të kthehet sërish në njeriun gol të skuadrës zikaltër. Të paktën këtë shpreson Antonio Conte, që ka bllokuar transferimin e sulmuesit argjentinas te Barcelona.

2835250 58470028 2560 1440
2835250 58470028 2560 1440

Klubi katalunjas kishte avancuar në tratativat për të marrë shërbimet e tij, por 111 milion euro që kërkohen për kartonin, bien ndesh me krizën financiare që shoqëron pandeminë. Kështu, edhe nga ana e kampionëve spanjollë ka një frenim, duke shtyrë për verën e ardhshme transferimin e futbollistit. Jo vetëm Lautaro Martinez, pasi një tjetër emër në qendër të projektit për të ardhmen është edhe Kristian Eriksen. Mesfushori danez u përshtat me vështirësi, por tani ka fituar besimin e Antonio Conte. Pasi luajtën si titullarë në gjysmëfinalen e Kupës, Marinez dhe Eriksen pritet të zbresin në fushë nga minuta e parë edhe në sfidën e së dielës kundër Sampdorias.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb