Trajneri i Tetuës, Edi Martini ka folur për mediat pas  fitores 1-0 me Kukësin.

“Fitorja më gëzoi jashtëzakonisht shumë. Ngarkesa për lojtarët ka qenë shumë e madhe. I komplimentoj djemtë për këtë fitore. Ndeshja me Tiranën është shumë e rëndësishme për ne.

Nuk bëj shumë plane për të ardhmen sepse është akoma herët për të folur. I dhamë një përparësi kundërshtarëve në krahun e majtë duke lënë Ndrecën pak të lirshëm në fushë.

Ju e patë që futbollistët e mi ishin shumë të lodhur sot. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm pavarësisht pikëve të cilat i kemi marrë me shumë mund. Jam shumë kokëfortë që të vazhdojmë me këtë ritëm.

Duke parë gjendjen e mirë të Grudës që luan kudo në sulm, ai mund të jetë sulmuesi më i mirë në Shqipëri. Megjithatë, ai duhet të punojë edhe më shumë me veten e tij” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb