Teuta shpërdoroi një shans të shkëlqyer, ndaj Partizanit ishte i mjaftueshëm edhe një barazim por dëshira për të fituar i futi nën presion të besuarit e Edi Martinit. Durrsakët nuk arritën të bënim atë që dinë më mirë, të mbroheshin, por u hodhën në sulm që në minutat e para duke kapur në befasi të kuqtë, kjo situatë nuk zgjati shumë pasi goli i Çinarit shkartisi kartat, u ndryshuan balancat në fushë çka solli më pas një humbje të rëndë që i zbriti nga vendi i parë.

Partizani tashmë është një histori e mbyllur por matematika dhe kalendari i lejon akoma të shpresojë, titulli mbetet një çështje e hapur por më i komplikuar pasi në valle tashmë janë katër ekipe. Të premten luhen dy finale për titullin, përplasen ndërmjet tyre katër ekipet e para.

Partizani pret në kryeqytet Vllazninë ndërsa Teuta udhëton në transfertë kundër Laçit. Edi Martini shpreson shumë që ego e shkodranëve të jetë dominuese në kryeqytet, nëse nuk arrijnë të mposhtin të kuqtë, të paktën ti rrëmbejnë një barazim.

Vllaznia
Vllaznia

Për vetë pozitat ku ndodhen shkodranët, në vendin e katërt por vetëm dy pikë larg kreut, Martini është i qartë që Vllaznia futet në fushë për të fituar pasi një rezultatit i tillë hipotetik do ti fuste akoma më shumë në garë për titull.

Përpara se të bëjnë llogaritë se çfarë mund të prodhoi kjo përballje, Teuta duhet të mposht fillimisht Laçin. Kurbinasit e shohin veten dy java përpara fundit të sezonit në garë me kohë të plotë për titullin, por një skenarë i ngjashëm mund të afrojë bardhezinjve edhe më shumë me titullin, një humbje e Partizanit në kryeqytet dhe një fitore e tyre përballë Teutës i rikthen në krye.

Pavarësisht se jemi vetëm dy java përpara fundit të sezonit, sërish është e vështirë të thuash se cili do të festojë në fund me titullin kampion, aq më tepër që edhe java e fundit më pas rezervon një përballje dirkte ndërmjet Vllaznisë dhe Laçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb