Numri një i stolit të Teutës, Edi Martini komentoi suksesin 2-1 ndaj Tiranës.

“Kur luajmë kundër Tiranës e gjejmë forcën për të reaguar, i kemi marrë 9 pikë në tre ndeshje dhe nëse do të ishte kampionati vetëm kundër Tiranës tani do të ishim kampion. Përgëzoj djemtë sepse reaguan pas goli, dhanë maksimumin në fushë dhe arrin që të përmbysnin takimin. Një fitore karakteri.

Ndeshja e Kupës? Ishte një ndeshje e keqe, një ditë e keqe. Tirana të ndëshkon kur të gjen në një ditë të keqe. Ajo ndeshje ishte një zhgënjim. Ne na duheshin pikët sot sepse synojmë një vend në katërshen e parë në kampionat. edhe në kupë nuk jemi dorëzuar dhe do të bëjmë të pamundurën që të synojmë përmbysjen në ndeshjen e kthimit. Po të shohësh ndeshjet tona, duhet të ishim më lart në renditje.

Janë shumë ndeshje që fati nuk ka qenë me ne. Ky ekip i ka mundësitë që të ishte më lart në renditje. Jemi të kënaqur me këtë fitore, vendi i katërt është një objektiv i arritshëm. Por më parë duhet të mendojmë për ndeshjen e Kupës. Pres që të kthehet Gruda, Karabeci dhe Kotobelli ndaj Tiranës. Nuk kemi çfarë të humbasim në atë ndeshje, prandaj do të provojmë gjithçka për gjithçka”, ka thënë Martini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: