Numri një i stolit të Teutës, Edi Martini dha opinionin e tij pas fitores 2-0 në Kupë me Kukësin.

“Ishte një ndeshje me dy tablo. Pjesën e parë e dominoi Kukësi dhe ishim me fat që nuk pësuam. Pjesa e dytë ishte për ne që rritëm presionin dhe arritëm të shënonim. Bravo iu qoftë çunave, që arritëm një fitore të rëndësishme.

Kukësi na vuri në vështirësi të madhe në pjesën e parë. Ndryshuam diçka në pjesën e dytë, funksioni, por duhet të them që edhe fati ishte me ne sot.

Vllaznia ndeshja e radhës? Ka për të qenë një ndeshje e fortë, ku do të mundohemi të fitojmë, por nuk ka hakmarrje për humbjen e thellë në ndeshjen e kaluar në Shkodër”, ka thënë Martini.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: