Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth raportohet se janë martuar në një ceremoni sekrete.

Sipas një raporti të ri nga revista “Life&Style”, çifti u martua në një ceremoni sekrete në një plazh në Australi, vendlindjen e aktorit.

Këngëtarja dhe aktori i njohur thuhet se janë martuar gjatë Krishtlindjeve dhe “shijuan ceremoninë martesore gjatë pushimeve dimërore”.

“23-vjeçarja dhe 26-vjeçari u kanë thënë miqve të njohur se tashmë janë martuar. Ata madje i referohen njëri-tjetrit si burrë dhe grua”, thuhet në raportim.

Çifti pritet që të njoftojë për këtë shumë shpejt.

Ata thuhet se janë në lidhje që nga viti 2010, ndërsa deri tani shpeshherë kanë thënë se janë ndarë e ribashkuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb