TIRANE – Aktori i famshëm turk, Bugra Gulsoy, i njohur për rolin e Guney-t në serialin e njohur turk, “Kuzey Guney”, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së dielës duke u kurorëzuar në martesë me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Nilufer Gurbuz. Çifti i famshëm u martua me një dasmë shumë elegante, me pjesëmarrjen e pak të afërmve, miqve të ngushtë dhe kolegëve në Stamboll shkruan Class.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në dasmë ishin të ftuar edhe kolegë të shumtë të Gulsoy si Ozge Ozpirinçci, Burak Yamantürk, Berrak Tuzunataç, Birkan Sokullu, Dolunay Soysert, Serhat Teoman, Çağlar Çorumlu, Leyla Feray, Selin Şekerci, Tugay Mercan, Selen Ozturk, Eda Ece dhe Ali Yorenç. Aktori 36-vjeçar Bugra Gulsoy njihet në Shqipëri për rolin e Guney-t në serialin e suksesshëm “Kuzey Guney”, transmetuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb