SHBA

Aktori i Twilight, Taylor Lautner është martuar me partneren prej shumë vitesh, Taylor Dome!

Partnerët me të njëjtin emër, dhe tani edhe me të njëjtin mbiemër, shkëmbyen premtime të premten në Epoch Estate Wines, jashtë Paso Robles, Kaliforni, raportoi Daily Mail.

Lautner u takua fillimisht me partneren e tij ndërsa ai ishte në një pushimi nga aktrimi.

“Motra ime Makena në fakt na prezantoi. Ajo më thirri dhe më tha: ‘Hej, gjeta gruan tënde të ardhshme. Duhet ta takosh këtë vajzë’. Dhe pjesa tjetër është histori,” -është shprehur Lautner më parë.

Lautner i propozoi Dome më 11 nëntor 2021, përpara një oxhaku të zbukuruar me petale trëndafili dhe qirinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb