Çdo ditë zbulojmë nga një surprizë nga këngëtarja e njohur Era Istrefi. Përveç faktit që i është përkushtuar muzikës në maksimum dhe po punon për projekte të reja, kohët e fundit nuk dimë asgjë për jetën sentimentale të këngëtares. Ajo është përfolur më parë për lidhjen e më pas ndarjen nga ish-menaxheri i saj, Faton Shoshi.

Por në një fotografi që Era e ka postuar “Instagram”, asaj i ka komentuar producenti i këngës së Botërorit, Thomas Wesley Pentz, i njohur me emrin artistik Diplo. “I love you” (Të dua), i ka shkruar Diplo Erës në fotografi, ndërsa ajo s’ka hezituar që t’ia kthejë komentin, duke i shkruar “Ily too” (Edhe unë të dua).

dora era istrefi

Mbetet të shihet nëse në mes tyre ka një lidhje dashurie, apo këto janë thjesht komente në mes kolegësh. Ndërkaq, së fundmi ajo papritur zbuloi se është martuar dhe na çuditi të gjithëve, me një unazë në gisht ajo ka treguar se është martuar me veten e saj.

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/07/07/martohet-era-istrefi-apo-eshte-ne-nje-lidhje-producentin-e-kenges-se-boterorit-tregon-ne-rrjetet-sociale-unazen-e-shtrenjte/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: