BRITANI E MADHE

Këngëtarja e njohur Ellie Goulding i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me të dashurin e saj Casper Jopling. Ceremonia martesore e Ellie Goulding dhe partnerit të saj, Caspar u mbajt në katedralen York Minster. Çifti janë njohur në mars të 2017-ës dhe u fejuan gushtin e vitit të kaluar.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

32-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të markës Chloe, të dizenjuar nga stilistja, Natacha Ramsay-Lévi. Ajo mbante një vello shumë të gjatë, ndërsa flokët i kishte kapur topuz.


Këngëtarja theu traditën dhe mbërriti në vendin ku do të mbahej ceremonia me një minibus. Edhe shoqërueset e saj ishin veshur me një fustan të bardhë me prerje të ngjashme me atë të nuses. Kujtojmë që këngëtarja e njohur ka qenë e dashura princ Harry-it. Të fftuara në dasmë ishin dhe princeshë Beatrice dhe Eugenie .
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb