Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona nën akuzën e organizimit të emigracionit të paligjshëm, pasi organizonin martesa mes qytetarëve italianë, britanikë dhe francezë dhe personave nga vende jo anëtare të BE, me qëllim marrjen e lejes së qëndrimit.

Mes personave të arrestuar janë një shtetase italiane 48-vjeçare me precedentë të mëparshëm dhe një 36-vjeçare rumune ndaj të cilave është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Mediat italiane bëjnë me dije se ato merreshin me fazën paramartesore, duke u kujdesur për procedurat administrative

Janë ndaluar edhe dy meshkuj, një shtetas italian, 44 vjeç dhe një shqiptar 53-vjeçar me banim në Firence, ndaj të cilëve është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Autoritetet italiane kanë vendosur edhe “Detyrim paraqitjeje” për pesë persona të tjerë. Ata akuzohen se vinin në dispozicion të dy grave organizatore dokumentet e tyre të identitetit, të cilat më pas falsifikoheshin ose modifikoheshin dhe më pas u jepeshin shtetasve të huaj për të bërë hyrje të paligjshme në shtetin e huaj, për të rezervuar dokumentet e nevojshme të udhëtimit dhe për të garantuar kalimin në kufi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb