KOSOVË

Dymbëdhjetë vite më parë, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin theksonte se Kosova duhej të bëhet e pavarur dhe të shkëputet nga okupimi i regjimit serb.

Për sa kohë SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarur, serbët nga ana tjetër vijonin të kundërshtonin me forcë këtë nismë apo siç njihej ndryshe si ‘Pakoja e Ahtisaarit”.

Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos.

Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: