TIRANE – Brenda vitit 2018, Ministria e Arsimit synon që fëmijët deri në 5 vjeç të jenë pjesë e klasave parashkollore. Ky vizion i Ministrisë së Arsimit synon që të ketë paketë të re kurrikulare për moshën nga 3 deri në 6 vjeç, ku fokusi është lehtësimi i të kuptuarit të gjërave dhe ilustrimi me raste konkrete. Sipas ministres së Arsimit, kjo reformë do të shërbejë për të pasur një brez sa më të suksesshëm në arsimin parauniversitar dhe më tej.

“Objektivat tona për të ndërhyrë përmes standardeve të të nxënit kurrikulën e re të integruar është një përgjegjësi e re që shkon padyshim në dy vektorë të rëndësishëm që rezultantja do të thotë investim në cilësi, në shëndet, në siguri për të mësuar, jo vetëm për të bërë sukses kur ata t’i drejtohen shkollave por ajo që është e rëndësishme, shumëfish kjo e përkthyer, kur ata tu drejtohen universiteteve dhe gjithë shoqërisë shqiptare.”- deklaroi ministrja Nikolla.

Ministria e Arsimit ka nisur trajnimin e 26 mësuesve për klasat përgatitore, që vitin tjetër të hyjnë në sistem. Ndërsa në fund të 2015-ës, MAS do të ketë kornizë kurrikulare specifike për këtë target grup.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: