TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sporteve përgënjeshtroi sot një lajm për mbylljen e shkollave, nesër me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve pasi do të organizohet protesta e PD.

Sipas deklaratës së MAS, nesër do të zhvillohet mësim normal, ndërsa këto lajme përhapen, sipas tyre për dezinformimin e nxënësve dhe publikut.

“Nisur nga disa lajme në media ku thuhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhënë urdhër për pezullimin e mësimit nesër, në shkollat publike e jopublike, për shkak të sigurisë së nxënësve, ju bëjmë me dije se MAS përgënjeshtron këtë informacion. Nga ana e MAS nuk ka asnje urdhër të tillë. Mësimi ditën e nesërme do të zhvillohet normalisht. Të tilla informacione kanë për qëllim dezinformimin e nxënësve dhe publikut me qëllim dashakeq. Për të qenë sa më të saktë, ju bëjmë me dije se një fotografi e modifikuar me lajmin e rremë po qarkullon në rrjetet sociale. Ajo është e montuar, ndaj edhe një herë ju informojmë se nuk ka asnjë urdhër të tillë nga ana e MAS”, sqarohet në reagimin e ministrisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: