Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë reagoi lidhur me protestën e mbajtur gjatë paradites nga Sindikatat e Arsimit përpara këtij institucioni.

MAS në një njoftim për mediat bën me dije se mirëpret çdo lloj proteste më 1 Maj, ndërsa nënvizon se do të plotësojë çdo gjë që thonë sindikatat, duke respektuar kontratat kolektive.

Njoftimi i MAS:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR)

Reagim në lidhje me protestën e sotme para ministrisë

******

Në kuadër të protestës së sotme para ministrisë nga ana e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dëshiron të theksojë se protesta është një e drejtë dhe “1 Maji” është pikërisht dita kur ushtrohet kjo e drejtë nga sindikatat.

MASR nënvizon se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive.

Kontrata përfshin të gjitha kërkesat e sindikatave dhe jemi të lumtur që rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit, të cilën çdo mësues/e do ta ketë në llogarinë e tij/saj duke filluar që nga dita e nesërme.

Ndër të tjera, MASR i uron përzemërsisht 1 Majin të gjithë punëtorëve dhe sindikatave!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb