TIRANË – Stategjia e zhvillimit të arsimit është prezantuar sot nga Ministria e Arsimit. Zv.ministrja Nora Malaj tha se strategjia tashmë është në momentin më kulmor të saj sepse është në fazën e diskutimit me grupet e interesit.

“Kjo strategji ka si objekt të saj kryesore nxënësin dhe formimin e plotë të tij duke e aftësuar atë për tregun e punës, në mënyrë që mos të kemi më analfabetizëm funksional, por fëmijë të aftë duke nxitur elementët e veçantë të tyre”, u shpreh Malaj.

Dokumenti i Strategjisë për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar paraqet vizionin për arsimin dhe skicon rrugën për përmbushjen e tij, përmes plotësimit të përparësive strategjike që kemi caktuar për këtë sektor. Sikundër mund të konstatoni, strategjia e trajton sistemin arsimor në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe i adreson konkretisht këto përparësi. Njëherazi, ajo reflekton konsensusin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve të arsimit, shoqërisë civile, grupeve të interesuara për arsimin dhe publikut të gjerë.

Strategjia mbështet dhe unifikimin e sistemeve arsimore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Dokumenti, kështu, konkretizon angazhimin profesional të specialistëve tanë dhe mundëson dialogun ndërmjet aktorëve për të ndërtuar një sistem arsimor cilësor dhe të respektuar në nivel ndërkombëtar. Si i tillë, ai është kyçi për projekte konkrete në arsim.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb