Avokatët e ish-ministrit Lefter Koka, i cili qëndron pas hekurave, kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku kanë kundërshtuar faktin që të jepet një masë e dytë sigurie nga gjykata.

Sipas tyre ky është cënim i të drejtave të njeriut.

Teksa u pyet nga gazetarja Klodiana Lala për faktin nëse Koka po tenton të kthehet nga SPAK si bashkëpunëtor i drejtësisë, avokati tha se klienti i tij nuk ka pse ta bëjë këtë gjë.

“Në rastin konkret kemi një masë të dytë të vendosur nga gjykata kërkuar nga Prokuroria, që është e pazakontë për ne. Është cënim i të drejtave të njeriut. Shpresoj që të ketë reflektim. bashkohem mendimit që këto dy masa i përkasin të njëjtin fakt penal dhe do të duhet të ishin bashkuar. Vendimi i gjykatës shpallet për shkak të kompeksitetit. Do të shpallet nesër në orën 10:00. Kushtet janë më të lehtësuara. Gjykata do vlerësojë se prokurori a i ka të gjitha provat. Nuk kemi një ekspertim të tillë sa i takon pretendimit për çështjen e korrupsionit. Po ashtu dhe rreziku i ikjes është i pamundur.”, tha avokati.

A ka marrë Koka statusin e bashkëpunëtorit?
Avokati:
Jeni duke kërkuar një bashkëpunëtor që në caktimin e masës ë parë. Ai s’ka pse të pendohet apo bëhet bashkëpunëtor. Pasi ai s’ka pse të pendohet dhe të bashkëpunojë. Të jesh i hapur për organin e akuzës dhe pafajësinë tende, s’do të thotë se je bashkëpunëtor. SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka, por të persona të tjerë. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës.

Kujtojmë se SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e” shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: