Në disa pjesë të rrugës “Bourke” të Melbournit, në zonën e famshme për ‘shopping’ të përllogaritet për këmbësorët dhe qarkullimin e tramvajit, nga fillimi i tetorit është ndaluar përdorimi i cigareve. Administrata e Melbournit ndaloi konsumimin e produkteve të duhanit në 11 pika në zonën e cila në ditë frekuentohet nga mijëra njerëz.
Vendimi nën moton “Merr frymë lirshëm në rrugën Bourke”, hyri në fuqi më 4 tetor. Lajmërimet në gjuhën angleze, arabe dhe kineze janë vendosur në shtyllat e sigurisë, ato elektrike, në pano, koshe të mbeturinave dhe të ngjashme, raporton AA. Këtë vendim e përshëndeti qytetari i Melbournit, Joseph Guntenbun.
“Për mrekulli, më pëlqen. Eci shumë në Melbourne dhe nuk ka ndikime të ndjeshme tek unë”, tha Guntenbun. Vendimin e përshëndeti dhe Lynn Vorne, të cilit i pengon tymi i duhanit kur vjen për ‘shopping’ në rrugën “Bourke”.
“Më bën të lumtur pasi nuk konsumoj cigare. Më pengon shumë kur dikush pranë meje konsumon cigare”, theksoi Vorne. Ata që nuk i përmbahen ndalesës së konsumit të cigares në Melbourne do të gjobiten me 100 dollarë australianë.