Masa të shtuara sigurie në shërbimet Spitalore. Pas zbulimit të disa rasteve të personelit shëndetësor të prekur nga COVID-19 në shërbimin e mjekësisë interne janë përforcuar masat e sigurisë.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se shërbimi infektiv rrethohet me gardh metalik dhe ruhet me policë, ndërkohë që iu matet temperatura personave që hyjnë e dalin nga spitali.

Ndërkohë sot një rast i dyshuar me COVID-19 ka ardhur me ambulancë nga Lushnja në orën 8:00 të mëngjesit.

Në 24 orët e fundit ka pasur vetëm një urgjencë mjekësore të mbwrritur në shërbimin infektiv COVID 1 në QSUT. Pacienti i sëmuri me COVID-19 është nga Lushnja dhe e çon në 24 numrin e të shtruarve në QSUT.

Në buletinin e përditësuar ditën e premte Ministria e Shëndetësisë informoi se janë 15 raste të reja në 24 orë ku zonë e nxehtë e infeksionit viral SARS-COV-2 mbetet kryeqyteti.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk janë të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit”.
Burime për News24 nga klinika infektive bëjnë me dije se mes të shtruarve në terapi intensive ka një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të dy grave në moshë, ndërkohë që në gjendje kritike vijon të jetë një i moshuar i intubuar prej 1 jave.

“Informojmë se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes”.

Ndërkohë një pacient i dyshuar për COVID-19 ka ndërruar jetë paraditen e ditës së enjte në reanimacionin qendror të QSUT. Pacienti i moshës 47 vjeç ka qenë i shtruar fillimisht në shërbimin e toksikologjisë për konsumim mbidozë të medikamenteve.

Por pas shfaqjes së simptomave të dukshme dhe pas skanerit të dyshuar si COVID pacienti është transferuar në reanimacionin qendror ku ka bërë exitus.
Të njëjtat burime sqarojnë se tamponi tek ky pacient ka rezultuar negativ por ky fakt nuk i ka qetësuar aspak mjekët dhe infermierët e toksikologjisë që janë kamerës thonë se kanë dyshime të forta se analiza e kryer nuk ka qenë e efektshme.

Ndërkohë në hyrje të spitalit COVID 1 ka disa ditë që janë shtuar masat e sigurisë, ku çdo punonjësi personel shëndetësor me autorizim për të hyrë në spitalin karantinë i matet temperatura që në hyrje.

Vendimi është marrë pas pezullimit të punës në klinikën e sëmundjeve interne ku një javë më parë u diagnostikuan me COVID-19 dy të tretat e stafit mjekësor dhe infermieror dhe po ashtu pjesa më e madhe e pacientëve prej të cilëve 3 kanë ndërruar jetë javën e fundit në spitalin infektiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb