AUSTRALI – Pas pengmarrjes në një bar në Sidney, Australia tronditet sërish nga një tjetër ngjarje e rëndë. Tetë fëmijë të moshës, nga 18 muaj deri në 15 vjeç, janë gjetur të pajetë në një shtëpi në lagjen Manoora, në Cairns të Australisë.

Bashkë me fëmijët, është gjetur e plagosur edhe një grua 34-vjeçare, e cila mendohet se është nëna shtatë prej fëmijëve. Gruaja u dërgua menjëherë në spital, dhe sipas hetuesve dyshohet të jetë pikërisht ajo autorja e masakrës.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott tha se ky është një nga ato krime që të thyejnë zemrën. “Këto janë ditë të vështira për vendin tonë. Sot do të ketë lot dhe trishtim në të gjithë vendin për këta fëmijë.”- deklaroi Abbott.

Ndërkohë autoritetet australiane po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Tragjedia vjen pak ditë pasi një ekstremist islamik ngriti në këmbë autoritetet e vendit, pasi mori peng dhjetëra persona në një bar në Sidney. Policia arriti të lironte pengjet, por fatkeqësisht njëri prej tyre mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën. Gjatë aksionit për lirimin pengjeve mbeti i vrarë edhe pengmarrësi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: