ETIOPI

Dhjetëra qytetarë janë vrarë nga një sulm të befasishëm ajror në një treg të qytetit Togoga në Etiopi.

Bombardimi erdhi nga forcat ajrore qeveritare të Etiopisë me synimin për të neutralizuar terroristët.

Në fakt sulmi ka kapur edhe civile, por qeveria mohon të ketë pasur atë synim. Në tetë muajt e fundit është agravuar konflikti mes qeverisë dhe rebelëve të Tigray në Etiopi çka ka sjellë mijëra të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb