Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Malin e Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje të paktën 10 persona.

Sipas të dhënave të mediave malazeze, sulmuesi nga Cetinja, pas një sherri në familje, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në lagjen Medovina ku jetonte.

11 persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 10 janë plagosur nga të shtënat masive që ndodhën sot rreth orës 16:00 në Cetinje.

I vdekur ka mbetur edhe autori, pasi hapi zjarr ndaj disa personave, mes tyre edhe policë.

Sipas informacioneve ende jozyrtare, sulmuesi qëlloi disa persona në vendbanimin Medovina pas një debati në shtëpinë e familjes.

Mes të plagosurve është edhe një polic.

Sipas informacioneve të marra nga Pobjeda, sulmuesi nuk ka të kaluar kriminale.

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë rast.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb