Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut, thotë policia.

Sipas raportimeve të policisë, persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin rastësisht ndaj një grupi të rinjsh.

Më pas, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë, ndërsa nuk dihen arsyet e sulmit të tmerrshëm.

Tete persona janë në gjendje kritike në spital, raporton Nomsa Maseko e BBC.

Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç.

Kreu i policisë së provincës Gauteng, gjenerallejtënant Elias Mawela, i tha BBC-së se të shtënat duket se kanë qenë “një sulm gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm të tavernës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: